Erdogan kërkon bllokimin e burimeve financiare për Gulenin dhe PKK-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37198-erdogan_kërkon_bllokimin_e_burimeve_financiare_për_gulenin_dhe_pkk_në
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur sot në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, për krizën e emigrantëve dhe realizimin e marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë për fernimin e fluksit të emigrantëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 15:19 Europe/Tirane
  • Erdogan kërkon bllokimin e burimeve financiare për Gulenin dhe PKK-në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur sot në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, për krizën e emigrantëve dhe realizimin e marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë për fernimin e fluksit të emigrantëve.

Burime nga kabineti i Erdoganit thanë për Reuters, se të dy liderët folën për nevojën e një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme të çështjes së Qipros. Po ashtu, Erdogan i kërkoi kancelares Merkel parandalimin dhe bllokimin e burimeve financiare të paligjshme për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe mbështetësit e udhëheqësit fetar mysliman, Fetullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, të cilin Turqia e fajëson për grusht-shtetin e dështuar në muajin korrik.