Europa në javën që kaloi...84
Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javës së kaluar në kontinentin europian.
Javën e kaluar, italianёt nё referendum e kanё refuzuar reformёn kushtetuese tё kryeministrit Matteo Renzi dhe e rrëzuan qeverinë e tij . Renzi sikurse kishte deklaruar qysh para referendumit, pas dёshtimit komunikoi dorёheqjen. Dёshtimi i kёsaj reforme ngjall frikёn, pёr krizё qeveritare dhe turbullim nё tregjet e financave. Pjesёmarrja nё zgjedhje ishte rreth 64%. Nё bazё tё rezultateve 58 pёrqind nё referendum kanё votuar kundёr reformёs kushtetuese dhe 42 pёrqind pro. Synimi i reformёs ishte thjeshtimi i sistemit parlamentar me dy dhoma qё janё tё barazvlefshme. Ishte parashikuar qё nga ndёrkohё 315 anёtarё numri i tyre tё ulej nё 100. Po ashtu synohej qё senati tё mos kishte mё mundёsi tё rrёzonte qeverinё dhe tё vendoste vetёm pёr njё numёr tё kufizuar ligjesh. Kjo parashikohej tё krijonte mё shumё stabilitet nё Itali, ku ka shpesh ndryshime tё qeverisё si dhe t'i jepej fund proceseve tё stёrzgjatura pёr miratimin e ligjeve. Po ashtu rajonet duhej t'i kalonin mё shumё kompetenca Romёs pёr tё pёrshpejtuar projektet e infrastrukturёs. 110 provincat si njёsi administrative mes rajoneve dhe komunave duhej tё hiqeshin. Renzi shpresonte qё me miratimin e kёsaj reforme do tё kishte mё shumё mbёshtetje pёr ndryshime nё Europё. Pёr partinё e tij demokratike ky rezultat ёshtё njё goditje e rёndё gjatё mandatit tё tij tre vjeҁar. Kundёrshtarё tё reformёs ishin ndёr tё tjera lёvizja kritike ndaj Eruopёs „Pesё yjet", populistёt e djathtё tё Lega Nordit dhe Forca Itala e ish kryeinistrit Silvio Berlusconi.
Javën e kaluar, në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer. «Ju jam mirënjohës» - tha pas njoftimeve për numërimin paraprak të votave Alexander Van der Bellen në Vjenë. Kurse Norbert Hoferi shkroi në facebook: «Ju më mbështetët me forcë dhe jam tepër i hidhëruar që nuk ia dolëm mbanë. Do të isha kujdesur me shumë dëshirë për Austrinë tonë.» Votimi ishte një përsëritje e zgjedhjeve të majit, të cilat Van der Bellen i fitoi ngushtësisht, por procesi i atëhershëm kishte shënuar parregullsi me votën postare. Që prej atëherë, presidenti i ri tha se ka pasur ndryshime domethënëse në botë, duke iu referuar “Brexit”-it dhe zgjedhjeve amerikane, e mbi të gjitha një interes gjithmonë e më të madh ndaj politikës, duke u kthyer në “një lëvizje tepër të gjerë zgjedhore”. Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen. «Rezulati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë» - tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier (SPD). Kjo është një ditë e mirë për Austrinë, por përfundimi i zgjedhjeve nuk do të thotë se duhet të ulim shkallën e gatishmërisë, tha sekretarja e përgjithshme e Partisë Socialdemokrate gjermane Katarina Barley. «Populistët e djathtë apelojnë në të gjithë Evropën ndaj instikteve të ulëta dhe shfrytëzojnë madje edhe shqetësimet e njerëzve dhe nxisin frikëra» - tha ajo. Fitorja e van der Bellen është «një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian» - shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz (SPD). «Në një kohë kur ne gjendemi përpara sfidash të vështira, kontributi i mëtejshëm konstruktiv i Austrisë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane mbetet me rëndësi vendimtare» - tha në Bruksel presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk.
Javën e kaluar, presidenti francez, François Hollande njoftoi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të “Elizesë” në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Një lëvizje e konsideruar e paprecedentë kjo, teksa nga ky moment hapet edhe gara për një kandidat të së majtës franceze. Kjo është hera e parë në dekada të tëra, që një president francez në detyrë nuk kërkon të rizgjidhet. Hollande, në fakt, është cilësuar si presidenti më pak popullor në historinë e vendit. Të gjitha sondazhet e fundit kishin parashikuar se, as Hollande dhe as ndonjë kandidat tjetër socialist nuk do të mund të siguronte triumfin në raundin e parë të zgjedhjeve. Ato parashikojnë gjithashtu një betejë të ashpër mes kandidatit të qendrës së djathtë, François Fillon, si dhe udhëheqëses së Frontit Nacional, të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Gjithashtu ka pasur tensione mes Hollande dhe kryeministrit të tij, Manuel Valls, i cili dha shenjat e para gjatë një interviste të fundjavës se mund të garonte në primaret e partisë kundrejt udhëheqësit të tij aktual. Manuel Valls, deklaroi ambicien e tij politike për vitin e ardhshëm, por fillimisht ai duhet të marrë emërimin zyrtar nga Partia Socialiste pasi për herë të parë edhe Franca po ndjek modelin amerikan të zgjedhjeve. Valls është një emër mjaft popullor në rrethin e Partisë Socialiste, ai përkrahet nga të gjitha moshat, individët apo bizneset të cilët e shohin si personin që ofron politikat e duhura për ta. Në një sondazh të kryer së fundmi, 54% e pjesëmarrësve e konsiderojnë Valls si favoritin socialist në primaret e janarit. Ndërsa nga ana tjetër, rreth 80% u shprehën të kënaqur nga fakti që Francois Hollande nuk do rikandidojë për president. Nëse Manuel Valls del me sukses, ai do të përballet me Francois Fillon e Partisë Republikane dhe Marine Le Pen udhëheqësen e ekstremit të djathtë Fronti Nacional në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.
Në fjalimin e tij të përvitshëm nga Kremlini, për Parlamentin dhe kombin rus, presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve në Siri dhe se së shpejti do t’a shpëtojë Alepon nga zgjedha e terroristëve. Në fjalimin e mbajtur javën e kaluar në Kremlin, Putin lavdëroi kurajon e personelit ushtarak rus që lufton grupet terroriste në Siri, në mbështetje të presidentit sirian Bashar Asad, duke shkaktuar kështu duartrokitje të forta në sallën e zbukuruar të Kremlinit. Në fjalimin e tij presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia “nuk kërkon konflikte me asnjë”. “Ndryshe nga disa kolegë të huaj të cilët e shohin Rusinë si armike, ne nuk synojmë - dhe nuk e kemi bërë kurrë, - të krijojmë armiq. Ne kemi nevojë për miq”, tha ai. Megjithatë “ne nuk do të lejojmë kurrë që të preken apo të dëmtohen interesat tona”, shtoi më tej Putin. Presidenti rus deklaroi se Rusia është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane në luftën kundër terrorizmit. Ai ka bërë të ditur kohët e fundit shpresën e tij për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ndër të tjera, presidenti rus ka thënë se përpjekjet për krijimin e botës njëpolare kanë dështuar. Ai ka paralajmëruar se përpjekjet për prishjen e ekuilibrit strategjik në nivel botëror mund të jenë një katastrofë e madhe globale. Putin ka theksuar se shumica e partnerëve të Rusisë preferojnë marrjen e vendimeve sipas ligjeve ndërkombëtare, përderisa Rusia përveç se përkrah interesin kombëtar të saj, po ashtu respekton edhe interesin e vendeve tjera. Vladimir Putin ka deklaruar se kundërshtimi i vendeve të mëdha që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, u bë shkak i shumë ngjarjeve dhe rezultateve negative.
Bisedimet katërpalëshe për t’i dhënë fund konfliktit separatist në lindje të Ukrainës përfunduan javën e kaluar pa një marrëveshje, teksa ministri i Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier tha se deklaratat me “fjalë boshe” nuk janë të mjaftueshme për të arritur paqen e qëndrueshme. Pavarësisht pritshmërive të ulëta, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë u takuan në kryeqytetin bjellorus të Minskut, për të diskutuar mbi metodat e implementimit të marrëveshjes së armëpushimit të arritur vitin e kaluar për rajonin Donbass të Ukrainës. Steinmeier tha se, si Ukraina ashtu dhe Rusia kanë përkeqësuar pozicionet e tyre dhe nuk shihet një marrëveshje politike për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Donbass, siç është kërkuar nga Rusia dhe nga separatistët e mbështetur nga Kremlini. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov la jashtë diskutimeve propozimin ukrainas për të lejuar monitoruesit e armatosur të OSBE-së në rajonin e Donbassit. Katër shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që në tetor që gjatë këtij muaji të mund të hartonin një udhërrëfyes sesi do ta implementonin armëpushimin e arritur në Minsk por të ngecur prej kohësh, në mënyrë që t’i jepnin fund luftimeve mes trupave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ndërkohë, liderët e vendeve anëtare të BE gjatë takimit të tyre më 15 dhjetor në Bruksel do të vendosin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për një periudhë 6-mujore. Krerët e vendeve të BE kanë rënë parimisht dakord për të vazhduar sanksionet antiruse. Perëndimi e akuzon Rusinë për ndërhyrje në trazirat në Ukrainë, për përkrahjen e opozitarëve të armatosur prorusë në lindje të Ukrainës dhe për aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë. SHBA dhe BE, që prej korrikut 2014 kanë vendosur sanksione ekonomike, politike dhe financiare ndaj Moskës dhe këto sanksione do të vazhdojnë deri më 31 janar 2017.