Erdogan: Grupi PKK autor i sulmit në Kaiseri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38872-erdogan_grupi_pkk_autor_i_sulmit_në_kaiseri
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se grupi militant kurd PKK është autor i sulmit me bombë në qytetin Kaiseri ku 14 persona u vranë dhe 55 të tjerë u plagosën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 17:27 Europe/Tirane
  • Erdogan: Grupi PKK autor i sulmit në Kaiseri

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se grupi militant kurd PKK është autor i sulmit me bombë në qytetin Kaiseri ku 14 persona u vranë dhe 55 të tjerë u plagosën.

Erdogan shtoi se ky sulm nuk ka lidhje me zhvillimet në Siri dhe Irak.Ndërkohë,  7 persona janë arrestuar nga policia turke si të dyshuar për sulmin terrorist pranë një autobusi në qytetin e Kajserit të Turqisë qendore. Ndërkaq 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, njoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme Süleyman Soylu. Ai tha se 4 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Një makinë bombë shpërtheu mëngjesin e sotëm pranë një autobusi që po transportonte ushtarë që sapo kishin lënë turnin dhe ndodhej pranë një kampusi universitar në kohën e shpërthimit. Nga shpërthimi 14 ushtarakë gjetën vdekjen, ndërsa 55 të tjerë u plagosën.