Takimi sekret i kreut të Mosadit me shtabin e Trump
Yossi Cohen kreu i shërbimit informativ të regjimit sionist Mosad, ka zhvilluar një takim të fshehtë me shtabin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.
Sipas një njoftimi të Press Tv, takimi sekret është zhvilluar gjatë vizitës në Amerikë të Jaakov Nagel kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të regjimit të Izraelit. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Ron Dermer ambasador i Amerikës në Izrael, ku është diskutuar për marrëveshjen bërthamore të Iranit, krizën në Siri, tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve, konferenca rajonale e Egjiptit dhe për disa iniciativa të Palestinës dhe të Zelandës së Re në OKB. Disa raporte thonë se në këtë takim i është kërkuar Donald Trump të përdorë veton kundër propozimit të fundit të Palestinës në KS të OKB. Në këtë propozim i është kërkuar KS të OKB që ndërtimin e kolonive sioniste ta shpallë të jashtëligjshëm.