Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara ishte turpërojë e Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39406-vrasësi_i_ambasadorit_rus_në_ankara_ishte_turpërojë_e_erdoganit
Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara, ka qenë truprojë e presidentit Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 07:51 Europe/Tirane
  • Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara ishte turpërojë e Erdoganit

Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara, ka qenë truprojë e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas një njoftimi të gazetës Huriet në Turqi, një prej burimeve të afërta të qeverisë turke ka deklaruar se 22 vjeçari Mevlut Murat Altintash, pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ka qenë 8 herë truprojë personale e Erdogan. Altintash ka kryer shërbim prej 2 vite e gjysme në policinë speciale anti-revoltë në Turqi. Sulmuesi, i cili mendohet se ishte agjent i sigurisë i ambasadës ruse në Ankara kishte veshur kostum ndërsa ka thirrur “Hakmarrje për Alepon” dhe “Allahu Akbar” derisa ka shtënë tetë herë. 22 vjeçari Mevlut Murat Altintash është vrarë më pas nga policia. Vetëm pak kohë pas vrasjes së ambasadorit rus, policia turke kishte fajësuar organizatën Feto, të klerikut Fethulah Gulen, si fajtore për vrasjen e Karlovit.