Erdogan: Do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, duke dënuar sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Stamboll, ka ngushëlluar familjarët e të vrarëve dhe ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.
“Ata të cilët kanë vënë në shenjestër qetësinë e popullit tonë dhe ata të cilët punojnë për ta, mundohen që përmes sulmeve të poshtra terroriste të destabilizojnë vendin, të prishin moralin e popullit dhe të krijojnë kaos. Por, ne si popull do të ruajmë gjakftohtësinë, do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë kurrë lojëra të tilla të shpifura”, tha Erdogan. “Turqia e cila vazhdon luftën kundër terrorizmit është e vendosur të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për rajonin. Jemi të vetëdijshëm se sulmet terroriste që ndodhin në vendin tonë nuk janë të ndara nga ngjarjet që ndodhin aktualisht në rajon”, tha ai. Në vijim presidenti turk theksoi se Turqia është shumë e vendosur për të zhdukur njëherë e përgjithmonë terrorin në vendin ku ai ka rrënjët. “Çdo shpirt që humbim në këtë proces, bashkë me dhimbjen, na shton edhe dëshirën për luftë kundër terrorizmit”, ka thënë presidenti Erdogan.