18 persona humbin jetën për shkak të acarit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41368-18_persona_humbin_jetën_për_shkak_të_acarit_në_evropë
Më shumë se 18 persona kanë humbur jetën për shkak të acarit dhe temperaturave tepër të ulta në Evropë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 08, 2017 06:21 Europe/Tirane
  • 18 persona humbin jetën për shkak të acarit në Evropë

Më shumë se 18 persona kanë humbur jetën për shkak të acarit dhe temperaturave tepër të ulta në Evropë.

Gjendja më e rënduar raportohet të jetë në Itali dhe Poloni. Si pasojë e motit të ftohtë, në Evropë janë shënuar dhjetëra viktima gjatë orëve të fundit. Në Itali, 8 persona kanë ndërruar jetë, teksa shumica e tyre janë të moshuar. Ndërkohë, edhe në Poloni paraqitet një situatë e ngjashme, teksa bilanci i viktimave ka arritur në 10. I ftohti ka sjellë paralizim të transportit ajror për shumë kompani evropiane gjë që ka shënuar vonesa për pasagjerët. Evropa vijon të përballet me motin e ashpër teksa stuhitë e dëborës dhe ngricat kanë prekur pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër. Situata duket mjaft e vështirë edhe në Itali, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima. Kjo situatë ka bërë që qeveria të mobilizohet duke vendosur në dispozicion numra telefoni për raste emergjence, ndërkohë që qytetarëve u është kërkuar të tregohen të kujdesshëm. Autoritetet kanë bërë thirrje të evitohen në maksimum daljet e panevojshme për shkak të vështirësive që kanë krijuar ngricat në lëvizje. Edhe në Poloni situata duket mjaft e vështirë, ku në total gjatë dy ditëve që kemi lënë pas janë regjistruar 10 viktima. Shtatë prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e hipotermisë, ndërkohë që tre të tjerët janë helmuar nga monoksidi i karbonit që çlirohet nga lëndët e djegshme, të cilat përdoren për ngrohje. Termometri në këtë vend ka arritur deri në -25 gradë Celsius.