Krizë në spitalet e Evropës pas përhapjes së gripit
Përhapja e gripit tek qytetarët evropianë është bërë shkak që spitalet e vendeve evropiane të përballen me krizë.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se përhapja e gripit është bërë shkak që spitalet e Francës të përballen me krizë të madhe në pranimin e pacientëve dhe ka detyruar qeverinë e këtij vendi që të mbajë disa mbledhje emergjente në lidhje me këtë çështje. Që nga fillimi i nëntorit të vitit 2016 e deri më tani, 52 persona të infektuar me grip kanë humbur jetën në spitalet e Francës. Qeveria e Francës në 200 spitale të këtij vendi ka vendosur masa speciale për ta kontrolluar këtë sëmundje. Në Angli gjithashtu numri shumë i madh i pacienteve në spitalet e këtij vendi ka shkaktuar krizë në rrjetin kombëtar të shëndetësisë në Angli. Kryqi i Kuq dhe organizatat e tjera të shërbimeve emergjente në Angli kanë njoftuar se ky vend po përballet me krizë njerëzore. Në Spanjë gjithashtu përhapja e gripit ka shkaktuar krizë të madhe për sektorët e shërbimeve emergjente në spitalet e këtij vendi. Në Spanjë të paktën 19 persona kanë humbur jetën për shkak të gripit. Në vendet e tjera të Evropës gjithashtu rrjeti i shëndetësisë kombëtare po përballet me probleme të mëdha si me mungesën e medikamenteve dhe mjekëve.