OKB mirëpret njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42412-okb_mirëpret_njëvjetorin_e_zbatimit_të_marrëveshjes_bërthamore
OKB ka mirëpritur njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe e quajti atë si një marrëveshje historike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2017 11:44 Europe/Tirane
  • OKB mirëpret njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore

OKB ka mirëpritur njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe e quajti atë si një marrëveshje historike.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Farhan Hak, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB, në një konferencë për shtyp ka mirëpritur njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe ka deklaruar: "OKB manifeston njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore të Grupit 5+1 dhe Iranit si një marrëveshje historike". Vlen të theksohet se në verën e vitit 2015 Irani dhe vendet e Grupit 5+1 arritën marrëveshjen bërthamore dhe kjo marrëveshje historike ka filluar të zbatohet më 16 janar të vitit 2016.

Sipas Farhan Hak, marrëveshja bërthamore ka luajtur rol të madh për të garantuar se programi bërthamor i Iranit ka natyrë paqësore. OKB kërkon nga të gjitha vendet anëtare që ta mbështesin me të gjithë forcën këtë marrëveshje bërthamore.