Parlamenti turk aprovon shtimin e kompetencave për presidentin Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42922-parlamenti_turk_aprovon_shtimin_e_kompetencave_për_presidentin_erdogan
Parlamenti i Turqisë me 339 vota pro dhe 142 vota kundër ka miratuar paketën për reformat në kushtetutë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2017 06:58 Europe/Tirane
  • Parlamenti turk aprovon shtimin e kompetencave për presidentin Erdogan

Parlamenti i Turqisë me 339 vota pro dhe 142 vota kundër ka miratuar paketën për reformat në kushtetutë.

Parlamenti i Turqisë miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat i japin presidentit Rexhep Taip Erdogan kompetenca të reja. Dje ishte votimi i fundit që i dha miratim ligjit dhe kjo do të jetë presidenca e parë ekzekutive në historinë moderne të Turqisë. Opozita vendase ishte kundër ndryshimeve, duke i quajtur veprime që përmbushin ambiciet e Erdogan. Deputetët turq dje mbajtën raundin e dytë dhe të fundit të votimit për ndryshimet kushtetuese të cilat i japin presidentit Rexhep Taip Erdogan kompetenca të reja. Sipas planeve, presidenti do të jetë në gjendje të emërojë dhe shkarkojë ministrat e qeverisë dhe mandati i tij do të zgjatet. Shtatë nga 18 nene u miratuan brenda natës. Nëse deputetët nuk do të miratonin pjesën tjetër të neneve të ligjit, autoritet do të organizonin një referendum. Erdogan thotë se qëllimi është krijimi i një qeverie më të qëndrueshme, kurse kritikët e shohin si rritje të autoritetit të tij. Rexhep Taip Erdogan thotë se ndryshimet e propozuara do të krijojnë një sistem ekzekutiv presidencial si ai në Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të jetë presidenca e parë ekzekutive në historinë moderne të Turqisë. Ndryshimet kushtetuese kundërshtohen nga partia opozitare Republikane Popullore. Javën e kaluar debatet në parlament degjeneruan në dhunë ku dy deputetë të partisë AK dhe CJP u përleshën me grushte dhe shkelma gjatë seancës së votimit.