Shtyhet koha e mbajtjes së negociatave për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43519-shtyhet_koha_e_mbajtjes_së_negociatave_për_sirinë
Rusia thotë se raundi tjetër i negociatave të paqes, që ishte planifikuar të mbahej në muajin shkurt, është shtyrë deri në fund të muajit të ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2017 17:09 Europe/Tirane
  • Shtyhet koha e mbajtjes së negociatave për Sirinë

Rusia thotë se raundi tjetër i negociatave të paqes, që ishte planifikuar të mbahej në muajin shkurt, është shtyrë deri në fund të muajit të ardhshëm.

"Negociatat që ishin paraparë të zhvilloheshin në 8 shkurt janë shtyrë deri në fund të muajit të ardhshëm", tha kështu ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të mbajtur me grupet opozitare siriane të premten. Negociatat e ardhshme, të cilat organizohen nga Kombet e Bashkuara, do të jenë vazhdimësi e bisedimeve dy-ditore të mbajtura në Astana të Kazakistanit me ndërmjetësimin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Në fund të bisedimeve të Astanas më 26 janar, Irani, Rusia dhe Turqia ranë dakord për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të mbështetur armëpushimin në Siri dhe për të monitoruar shkeljet e mundshme.