Shtyhet koha e mbajtjes së negociatave për Sirinë
Rusia thotë se raundi tjetër i negociatave të paqes, që ishte planifikuar të mbahej në muajin shkurt, është shtyrë deri në fund të muajit të ardhshëm.
"Negociatat që ishin paraparë të zhvilloheshin në 8 shkurt janë shtyrë deri në fund të muajit të ardhshëm", tha kështu ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të mbajtur me grupet opozitare siriane të premten. Negociatat e ardhshme, të cilat organizohen nga Kombet e Bashkuara, do të jenë vazhdimësi e bisedimeve dy-ditore të mbajtura në Astana të Kazakistanit me ndërmjetësimin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Në fund të bisedimeve të Astanas më 26 janar, Irani, Rusia dhe Turqia ranë dakord për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të mbështetur armëpushimin në Siri dhe për të monitoruar shkeljet e mundshme.