“Biseda Trump-Selman rrezik për Iranin dhe Sirinë”
Presidenti Donald Trump dhe mbreti i Arabisë Saudite Selman ben Abdulaziz, zhvilluan bisedën e parë telefonik, ku diskutuan për zhvillimet më të fundit në Siri, për rolin e Iranit në LM dhe për luftën kundër terrorizmit.
Pol Larudi, ish këshilltar i qeverisë amerikane, në një intervistë me kanalin televiziv Press Tv, foli mbi rolin e Amerikës dhe Arabisë Saudite në problemet aktuale me të cilat përballet rajoni i LM. Sipas tij, trekëndëshi SHBA-Izrael-Arabi Saudite synon të destabilizojë Sirinë dhe Iranin të cilat janë dy vende që nuk i binden Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. “Biseda telefonike Trump-Selman nuk është shenjë e mirë dhe mund të krijojë rreziqe të reja për Iranin dhe Sirinë”-deklaroi Larudi, duke shtuar: “Sionistët dhe neo-konservatorët në qeverinë amerikane kanë thënë ‘ne nuk mund të fitojmë luftën në Siri, por na lejoni që duke krijuar zonat e sigurta të mbajmë presionin mbi qeverinë siriane dhe njëkohësisht të përqendrohemi tek objektivi i ardhshëm që është Irani’”-deklaroi ai.