Përsëritja e pretendimeve amerikane kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44029-përsëritja_e_pretendimeve_amerikane_kundër_iranit
Një prej funksionarëve të shtëpisë së bardhë duke përsëritur pretendimet kundër Iranit ka  thënë se testimet raketore të Iranit bien ndesh me rezolutat e KS të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 05:10 Europe/Tirane
  • Përsëritja e pretendimeve amerikane kundër Iranit

Një prej funksionarëve të shtëpisë së bardhë duke përsëritur pretendimet kundër Iranit ka  thënë se testimet raketore të Iranit bien ndesh me rezolutat e KS të OKB.

Majkell Falon këshilltar për sigurinë kombëtare në Amerikë ka pretenduar se pas testimeve raketore të Iranit, Uashingtoni zyrtarisht është duke monitoruar këtë vend. Ky këshilltar i sigurisë kombëtare në Amerikë ka deklaruar se testimi i fundit raketor bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB. Më herët Shan Spicer zëdhënës i shtëpisë ka thënë se Donald Trump vërtetoi shkakun e kundërshtimit të tij ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Përkundër pretendimeve të autoriteteve amerikane Nabile Mesrali zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane ka thënë se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe testimet raketore nuk bien ndesh me këtë marrëveshje. Nga ana e saj Republika Islamike e Iranit ka deklaruar se raketat balistike të Iranit nuk janë projektuar për mbartjen e kokave bërthamore dhe nuk bien ndesh me traktatin NPT.