Dhjetëra të mbytur nga bora në Afganistan dhe Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44269-dhjetëra_të_mbytur_nga_bora_në_afganistan_dhe_pakistan
Dhjetëra njerëz e kanë humbur jetën në Pakistan dhe Afganistan më 5 shkurt si pasojë e një orteku bore, ndërsa jo pak rrugë janë bllokuar nga të reshurat e borës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 17:55 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të mbytur nga bora në Afganistan dhe Pakistan

Dhjetëra njerëz e kanë humbur jetën në Pakistan dhe Afganistan më 5 shkurt si pasojë e një orteku bore, ndërsa jo pak rrugë janë bllokuar nga të reshurat e borës.

Së paku 37 njerëz e kanë humbur jetën nga bora, të reshurat e shiut dhe nga i ftohti në disa rajone të Afganistanit, gjatë tre ditëve të fundit, një zyrtar ka thënë sot. Omar Mohammadi, zëdhënësi i Autoritetit afgan për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore ka thënë se 16 persona janë lënduar në 25 rajone të Afganistanit. Borë e dendur është raportuar edhe në kryeqytetin afgan, Kabul, ku qeveria ka mbyllur zyret si pasojë e motit të keq. Naëeed Frotan, zëdhënës i krahinës veriore të Badakshanit, ka thënë se qeveria është duke punuar për të arritur 12 rajone që janë bllokuar në tërësi.