Albright: Trump kukull në duar të Stiven Banon
Ish-sekretarja amerikane e shtetit ka thënë se Stiven Banon, këshilltari i lartë i presidentit të Amerikës, qëndron prapa vendimeve kyçe dhe polemike të banorëve të rinj të Shtëpisë së Bardhë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Madeleine Albright të dielën në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka thënë se Donald Trump është kukull në duar të Stiven Banon. Madeleine Albright duke theksuar se Stiven Banon është një prej figurave më problematike të ekipit të Donald Trump dhe ka dënuar anëtarësimin e tij në Këshillin për Siguri Kombëtare të Amerikës. Caktimi i një vendi në Këshillin për Siguri Kombëtare të Amerikës për Stephene Banon është bërë me urdhrin e presidentit të Amerikës, por ky veprim konsiderohet alarm rreziku për shumë politikanë amerikanë.