Reagimi i Rusisë ndaj pretendimeve të Trump kundër Iranit
Ministri i jashtëm i Rusisë duke hedhur poshtë akuzat e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit, deklaroi se problemi kryesor është terrorizmi të cilin e përfaqëson ISIS-i.
Sergei Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm të Venezuelës në Moskë, deklaroi se Irani me të gjitha forcat e tij po ecën në rrugën e drejtë dhe nuk ka asnjë lidhje me grupet terroriste por është anëtar i rëndësishëm i frontit të luftës kundër terrorizmit. Ndër të tjera Lavrov shtoi: Përpjekjet për të destabilizuar situatën në disa vende do të japin rezultate të këqija, prandaj është më mirë që Irani të mos akuzohet për përkrahjen e terrorizmit por të njihet si aktor i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Nga ana e tij, Dimtri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, duke reaguar ndaj deklaratave të Trump që pretendon se Irani është përkrahës i terrorizmit, deklaroi se Moska nuk është dakord me këtë qëndrim. Ai shtoi se Federata Ruse ka marrëdhënie dhe partneritet të mirë me Iranin në fusha të ndryshme dhe e konsideron Iranin si partner të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Zëdhënësi i presidentit rus tha se Rusia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Iranin dhe shpreson se këto marrëdhënie do të thellohen edhe më tej.