Theresa May mbështet marrëveshjen bërthamore në takim me Netanjahun
Kryeministrja e Britanisë së Madhe përsëri ka theksuar mbështetjen e këtij vendi ndaj marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe, ditën e hënë në takim me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist që u zhvillua në Londër, deklaroi: "Britania e Madhe mbështet marrëveshjen bërthamore të arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit". Kryeministri i regjimit sionist i cili të dielën në mbrëmje ka arritur për një vizitë në Londër, para këtij udhëtimi ka deklaruar se do të kërkojë nga qeveria e Anglisë që të formojë një "front të unifikuar" për të sanksionuar Iranin. Kjo është në kohën kur zëdhënësi i kryeministres së Anglisë ka theksuar: "Londra beson se marrëveshja bërthamore me Iranin është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit. Njëkohësisht me vizitën e Beniamin Netanjahut në Britaninë e Madhe, qindra persona janë mbledhur përpara kryeministrisë së Anglisë dhe kanë protestuar në mbështetje të Palestinës.