Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44433-trump_zhvillon_bisedë_telefonike_me_presidentin_erdogan
Sipas një raporti të Parstoday, presidenti i Amerikës Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2017 03:40 Europe/Tirane
  • Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin Erdogan

Sipas një raporti të Parstoday, presidenti i Amerikës Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.

Në bisedën telefonike të presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Turqisë u diskutua mbi angazhimin e përbashkët të palëve në luftën kundër terrorizmit. Sipas deklaratës së nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump gjatë bisedës së tij me presidentin Rexhep Taip Erdogan shprehu mbështetjen e Uashingtonit për Turqinë, vend që ai e quajti aleat strategjik dhe partner në NATO. Gazeta turke Sabah, bisedën telefonike mes presidentëve të Amerikës dhe Turqisë e ka cilësuar pozitive. Deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje mbi përmbajtjen e kësaj bisede të Trump me Erdogan. Që nga koha e zgjedhjes së Trump në postin e presidentit të Amerikës, Erdogan ka vlerësuar presidentin e ri dhe e ka ftuar atë për një vizitë në Ankara. Erdogan është ndër ata presidentë dhe funksionarë shtetesh të cilët deri më tani nuk kanë reaguar ndaj politikave të Trump kundër emigracionit.