SHBA, protestuesit nuk lejojnë Sekretaren e Arsimit në shkollë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44763-shba_protestuesit_nuk_lejojnë_sekretaren_e_arsimit_në_shkollë
Sekretarja amerikane e Edukimit, Betsy DeVos nuk e ka nisur me këmbën e mbarë detyrën e saj të re, pasi një grup protestuesisht nuk e lejuan që të hynte në një shkollë në Uashington.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 21:59 Europe/Tirane
  • SHBA, protestuesit nuk lejojnë Sekretaren e Arsimit në shkollë

Sekretarja amerikane e Edukimit, Betsy DeVos nuk e ka nisur me këmbën e mbarë detyrën e saj të re, pasi një grup protestuesisht nuk e lejuan që të hynte në një shkollë në Uashington.

Protestuesit, mes të cilëve prindër dhe anëtarë të Sindikatës së Mësuesve të Uashingtonit, e pritën ministren në derën e shkollës dhe, kur ajo tentoi të hyjë brenda, ata nuk e lejuan.Pa bërë asnjë koment, DeVos u kthye pas dhe u largua me makinën e saj. Vizita e planifikuar në shkollë u krye pak kohë më pas, pasi protestuesit u larguan.Përmes një komunikate, Sekretarja e Edukimit Devos tha se mbështet protestat paqësore dhe se nuk do të tërhiqet nga misioni jetësor i Departamentit të Edukimit.Betsy DeVos ishte emri më i kundërshtuar i zgjedhur nga Trump, pasi shumë njerëz mendojnë se ajo, me pikëpamjet që ka shfaqur, nuk do t’i shërbejë aspak sistemit arsimor në SHBA.