Diplomatët amerikanë nuk janë të mirëseardhur në Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44873-diplomatët_amerikanë_nuk_janë_të_mirëseardhur_në_pakistan
Senati i Pakistanit ka njoftuar se në këtë vend nuk janë të mirëseardhur diplomatët e Shteteve të Bashkuara ose anëtarët e Kongresit amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2017 19:40 Europe/Tirane
  • Diplomatët amerikanë nuk janë të mirëseardhur në Pakistan

Senati i Pakistanit ka njoftuar se në këtë vend nuk janë të mirëseardhur diplomatët e Shteteve të Bashkuara ose anëtarët e Kongresit amerikan.

Kjo lëvizje u bë pasi Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë zëvendëskryesuesit të Senatit të Pakistanit, Maulana Ghafoor Haideri, që është anëtar i partisë politike të krahut të djathtë, Jamiat Ulema-e-Islam. Ai është dashur të merrte pjesë në një ngjarje të sponzorizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork.