Rusia synon prishjen e rendit botëror njëpolar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45274-rusia_synon_prishjen_e_rendit_botëror_njëpolar
“Rendi botëror njëpolar nuk mund të jetë afatgjatë. Liderët botërorë duhet të krijojnë një rend botëror më të barabartë”- deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në samitin e sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2017 17:56 Europe/Tirane
  • Rusia synon prishjen e rendit botëror njëpolar

“Rendi botëror njëpolar nuk mund të jetë afatgjatë. Liderët botërorë duhet të krijojnë një rend botëror më të barabartë”- deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në samitin e sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

“Jemi kategorikisht kundër me kë akuzon Rusinë dhe qendrat e reja influente botërore, se po përpiqen të dëmtojnë rendin botëror liberal”, ka thënë Lavrov.  I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se kriza e modelit njëpolar ishte e pritshme.  “Kjo ishte e pritshme në një kohë kur arkitektura ekonomiko-politike e globalizimit është realizuar si një instrument për të garantuar rritjen e një klubi shtetesh elitare dhe dominimin e tij mbi të tjerët”, ka thënë Lavrov. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ndikimi i Rusisë që rivalizonte me Amerikën  gjatë Luftës së Ftohtë, u zbeh në mënyrë drastike. Por Putini është përpjekur prej kohesh t’ia rikthejë gradualisht shkëlqimin e vjetër të superfuqisë botërore. Pas Sirisë, ku ndërhyrja e saj u provua vendimtare pasi i dha një kthesë të menjëhershme situatës duke e kaluar në favor të Presidentit Bashar Asad, Rusia tani po përpiqet të luaje rol edhe në Afganistan. Në vendin që mbajti dikur të pushtuar për një dekadë, ajo shfaqet si mbrojtëse e paqes. Moska ka kultivuar gjithashtu marrëdhënie me Libinë e vazhdon të akuzohet për ndërhyrje politike kudo në Ballkan, ku sipas disa pretendimeve u është kundërvënë interesave amerikane, duke i sabotuar ato në disa raste.