Spanja kundërshton futjen e armëve atomike në territorin e saj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45574-spanja_kundërshton_futjen_e_armëve_atomike_në_territorin_e_saj
Ministri i jashtëm i Spanjës ka deklaruar se qeveria spanjolle nuk lejon që Amerika apo ndonjë vend tjetër të fusë armë atomike brenda territorit spanjoll.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shkurt 23, 2017 07:00 Europe/Tirane
  • Spanja kundërshton futjen e armëve atomike në territorin e saj

Ministri i jashtëm i Spanjës ka deklaruar se qeveria spanjolle nuk lejon që Amerika apo ndonjë vend tjetër të fusë armë atomike brenda territorit spanjoll.

Alfonso Dastis ministër i jashtëm i Spanjës në një fjalim të tij në parlamentin spanjoll tha se qeveria e Madridit nuk ka ndërmend të lejojë futjen e armëve atomike apo armëve konvencionale në territorin spanjoll dhe këtë nuk ia lejon as Amerikës dhe as ndonjë vendi tjetër. Deklarata e ministrit të jashtëm të Spanjës erdhi pas një prononcimi të kreut të të majtëve të bashkuar në Spanjë z. Alberto Garzavon i cili ka kërkuar nga qeveria spanjolle të rishikojë nivelin e bashkëpunimit me Amerikën në rast se presidenti Amerikan Donald Trump mbron çështjen e përdorimit të torturave dhe përdorimit të armëve atomike brenda territorit të Evropës. Kreu i partisë së unioni i majtë tha se territori i Spanjës nuk duhet të kthehet në një vend për kryerjen e veprimeve të tmerrshme të Trump. Shumë parti dhe aktivistë politikë në Spanjë kanë kritikuar kryeministrin Mario Rakhoi për shkak të bisedës së fundit të tij telefonike me Donald Trump. Sipas tyre kryeministri spanjoll në bisedën telefonike me presidentin amerikan nuk ka parashtruar kërkesat kryesore të Spanjës.