Shtohen vdekjet e refugjatëve në brigjet e Libisë
Trupat e pajetë të 27 emigrantëve janë gjetur në Libi, ndërsa 13 prej tyre kishin vdekur nga zënia e frymës në kontejnerin transportues, ka njoftuar organizata humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe.
Emigrantët e gjetur në kontejner duket se ishin mbyllur brenda për disa ditë, derisa ishin transportuar në bregdetin Khoms, në përpjekjet e tyre për ta kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë, tha kjo organizatë. Nga ky kontejner janë shpëtuar 56 migrantë, disa prej tyre me plagë serioze. Të 14 trupat e tjerë të pajetë janë gjetur në det afër qytetit bregdetar Zuvara, në perëndim të qytetit Tripoli, ku 124 emigrantë të tjerë ishin shpëtuar në këtë hapësirë, ka thënë një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe. Aktualisht, Libia është shndërruar në pikë kryesore për emigrantët për ta kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë. Gjatë vitit të kaluar, nëpër këtë rrugë detare në Itali ka arritur një numër rekord prej 181 mijë emigrantëve. Më herët këtë javë, trupat e 74 emigrantëve janë gjetur afër vendit bregdetar të Libisë, Zavija.