Kërcënimi i ri i Rusisë për NATO-n
Shkurt 24, 2017 18:43 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Rusisë në NATO deklaroi se aleanca ushtarake veri-atlantike duhet të ndalë politikat anti-ruse, sepse këto politika do të kenë pasoja të dëmshme për vetë NATO-n.
Aleksandar Grushko, përfaqësues i Rusisë në selinë e NATO-s në Bruksel, kritikoi dislokimin masiv të forcave të NATO-s në shtetet kufitare me Rusinë dhe paralajmëroi vendet anëtarë të NATO-s të mos testojnë durimin e Moskës, sepse pasojat e reagimit rus do të jenë shkatërrimtare. Grushko tha se NATO ka braktisur luftën kundër terrorizmit dhe është përqendruar në kërcënimet imagjinare që gjoja vijnë nga Rusia.