Mijëra spanjollë protestojnë në mbështetje të emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45896-mijëra_spanjollë_protestojnë_në_mbështetje_të_emigrantëve
Mijëra njerëz kanë protestuar në 30 qytete të Spanjës duke i kërkuar qeverisë së tyre të lejojë më shumë refugjatë në Evropë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • Mijëra spanjollë protestojnë në mbështetje të emigrantëve

Mijëra njerëz kanë protestuar në 30 qytete të Spanjës duke i kërkuar qeverisë së tyre të lejojë më shumë refugjatë në Evropë.

Protesta ishte organizuar nga grupi “Shtëpia jonë, shtëpia juaj”, i cili propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet, të punojnë së bashku për ti kërkuar qeverisë spanjolle dhe komisionit evropian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte.  Organizatorët thanë se kjo është demonstrata më e madhe e këtij lloji në Evropë që nga fillimi i krizës së refugjatëve.  "Njerëzit mund të na ndihmojmë të lëmë pas shpine dhimbjen që ndjejmë, pasi ne na mungojnë të dashurit tanë në Siri. Mendoni për ne si njerëz dhe jo si krizë. Ne nuk jemi një krizë, nuk vijmë këtu të vjedhim vendet tuaja të punës, ne vijmë për të jetuar në një vend të sigurt pasi Siria nuk është e sigurt", tha një emigrant sirian. Vitin e kaluar 5 mijë persona humbën jetën në detin Mesdhe, në kërkim të një jete më të mirë e më të sigurt në Evropë.