Trump pëson një tjetër goditje rreth dekretit anti-emigracion
Gjykata e Apelit në Amerikë ka refuzuar kërkesën e departamentit amerikan të drejtësisë për zbatimin e dekretit që ndalon futjen e shtetasve nga 7 vende të botës.
Më 5 shkurt gjykata e apelit ka kundërshtuar dekretin e lëshuar nga presidenti Trump për ndalimin e futjes së shtetasve myslimanë nga 7 vende të botës. Në atë kohë gjykata e apelit mori vendim që dekreti të qëndrojë i pezulluar deri në shqyrtimin e dosjes nga kjo gjykatë. Ndërkohë ditën e mërkurë pritej që presidenti amerikan Donald Trump të nxirrte një tjetër dekret për ndalimin e futjes së emigrantëve. James Robert më 3 shkurt pasi pranoi arsyet e paraqitura nga gjykata e Uashingtonit dhe e Minesotas nxori urdhrin për pezullimin e dekretit të Trump që ndalonte futjen në Amerikë të myslimanëve nga 7 vende të botës. Pas këtij urdhri, qeveria amerikane zyrtarisht bëri kërkesë në gjykatën e Apelit në Siatel për rishikimin e vendimeve të mëparshme që pezulluan dekretin e Trump. Presidenti amerikan Donald Trump më 27 janar nxori një dekret që ndalonte futjen në Amerikë të shtetasve nga 7 vende myslimane mes tyre Irani. Ky veprim i Trump ka ngjallur reagime të gjera brenda dhe jashtë Amerikës pasi është një dekret diskriminues dhe kundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Pas pezullimit të dekretit nga gjykata, presidenti amerikan Trump premtoi nxjerrjen e një dekreti të ri.