Shtohen shpenzimet e NATO-s
(last modified Tue, 14 Mar 2017 18:28:29 GMT )
Mars 14, 2017 19:28 Europe/Tirane
  • Shtohen shpenzimet e NATO-s

Për herë të parë pas 7 vitesh, shpenzimet e vendeve anëtare të NATO-s janë shtuar, thuhet në një njoftim të kësaj aleance.

Edhe pse Donald Trump presidenti amerikan ka kërkuar shtimin akoma më të madh të buxhetit të vendeve anëtare të NATO-s rritja e shpenzimeve për këtë aleancë ka qenë më e vogël. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në një fjalim ku prezantoi raportin vjetor për vitin që lamë pas tha se 25 aleatë e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit për Malin e Zi dhe se ky vend do të bëhet shumë shpejt anëtari i 29-të i NATO-s. Sa i përket spektrit global, Sekretari i Përgjithshëm deklaroi se NATO ka shënuar një rritje progresive dhe është forcuar edhe më shumë në vitin që lamë pas, aspekte që shtojnë aftësitë e Aleancës për t’u përballur me një botë që siç e quajti është gjithnjë e më e rrezikshme. Stoltenberg përshëndeti kundërpërgjigjet që i janë dhënë vazhdimisht Rusisë, teksa kërkoi gjithashtu uljen e tensioneve mes Holandës dhe Turqisë, pas ngjarjeve të fundit.

Tags