Pezullohet urdhri i ri anti-emigracion i Trump
Një gjykatës federal në Amerika ditën e mërkurë dha urdhër për pezullimin e dekretit të ri anti-emigracion të presidentit amerikan Donald Trump.
Një gjykatë federale në Hawaii ka bllokuar urdhrin e ri të ndalimit, të lëshuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Vendimi i marrë nga gjyqtari i distriktit amerikan, Derrick Watson, ndalon urdhrin ekzekutiv nga hyrja në fuqi. Hawaii është një nga shumë shtetet amerikane që janë përpjekur për të ndaluar lëshimin e këtyre urdhrave nga Shtëpia e Bardhë. Urdhri i ri i Trump vendoste një ndalim 90-ditor për njerëzit nga gjashtë shtete myslimane dhe ndalim 120-ditor për refugjatët. Kjo është hera e dytë që gjykatat amerikane bllokojnë urdhrat e ndalimit, të lëshuar nga Trump. Më herët, në janar, Trump lëshoi një tjetër urdhër-ndalim, për njerëz nga 7 shtete myslimane, i cili gjithashtu u bllokua nga disa gjykata amerikane.