Nevojiten edhe 5 mijë ushtarë të NATO-s në Afganistan
Komandanti amerikan i forcave të NATO-s në Afganistan deklaroi se për ndryshimin e rrjedhës së luftës në këtë vend nevojiten mbi 5 mijë trupa të reja të NATO-s.
Sipas agjencisë afgane të lajmeve Xhomhur, gjeneral John Nicolson deklaroi se për të shtypur talibanët dhe ISIS-in në Afganistan duhet të dislokohen edhe 5 mijë trupa të NATO-s në këtë vend dhe shtoi se NATO nuk mund ta lërë të papërfunduar luftën e nisur vite më parë në Afganistan. Sipas Nicolson, qeveria e Afganistanit aktualisht kontrollon 62 % të popullsisë dhe 57 % të territorit të vendit, ndërsa terroristët e Taliban-it dhe ISIS-it po bëhen gjithnjë e më agresivë. Komandanti amerikan i forcave të NATO-s në Afganistan ka prezantuar një plan një Senatin amerikan, ku theksohet se fitorja e koalicionit në Afganistan varet nga dërgimi i forcave të reja amerikane e të NATO-s në këtë vend.