Protesta kundër Arabisë Saudite në Britani
Qytetarët e Londrës, kryeqytetit të Britanisë së Madhe, kanë organizuar një protestë dhe kanë dënuar agresionin ushtarak të Arabisë Saudite ndaj Jemenit.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se protestuesit anglezë në këtë protestë kanë hedhur slogane dhe kanë kërkuar t'i jepet fund
agresionit ushtarak të Arabisë Saudite dhe vrasjes së civilëve të Jemenit. Protestuesit anglezë gjithashtu kanë kërkuar ndaljen e shitjes së armëve të Britanisë së Madhe për regjimin Al Saud. Sipas këtij burimi, Britania e Madhe, Amerika dhe Franca duke nënshkruar kontrata të armatimeve me regjimin Al Saud dhe duke trajnuar pilotët e këtij regjimi, po mbështesin agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.