13 të vrarë dhe 60 të plagosur nga shpërthimi në Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47992-13_të_vrarë_dhe_60_të_plagosur_nga_shpërthimi_në_pakistan
Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me myslimanë shiitë, janë vrarë së paku 13 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2017 08:02 Europe/Tirane
  • 13 të vrarë dhe 60 të plagosur nga shpërthimi në Pakistan

Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me myslimanë shiitë, janë vrarë së paku 13 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një bombë afër një xhamie të myslimanëve shiitë dhe tregut të qytetit. Dëshmitarët thanë se së paku 13 persona janë vrarë në Paraçinar, që është kryeqytet i rajonit fisnor Kurram, në kufi me Afganistanin. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim. Nga një eksplodim i tillë në Paraçinar më 21 janar, ishin vrarë 24 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Për këtë sulm, përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë.