Gjermania ende nuk e ka uruar Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49164-gjermania_ende_nuk_e_ka_uruar_turqinë
Qeveria gjermane thotë se është njoftuar me rezultatet e votimit. Por për vlerësimin përfundimtar duhet të pritet edhe raporti i vëzhguesve të OSBE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Gjermania ende nuk e ka uruar Turqinë

Qeveria gjermane thotë se është njoftuar me rezultatet e votimit. Por për vlerësimin përfundimtar duhet të pritet edhe raporti i vëzhguesve të OSBE.

Qeveria gjermane pret pas referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi që presidenti Recep Tayyip Erdogan të tregojë gatishmëri për dialog me kundërshtarët politikë. “Rezultati i ngushtë në votim tregon se në ç’masë është e përçarë shoqëria turke”, thuhet në një kumtesë të qeverisë gjermane, të lëshuar në emër të kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Jashtëm Sigmar Gabriel. “Kjo do të thotë se udhëheqësia e shtetit turk dhe vet presidenti Erdogan kanë një përgjegjësi të madhe.” Nga qeveria turke pritet që të nisë një dialog të mirëfiilltë me të gjitha forcat shoqërore dhe politike në vend. “Qeveria gjermane është e njoftuar me rezultatin jo zyrtar të zgjedhjeve.” Qytetarët e Turqisë kanë të drejtë të votojnë si të duan për ndryshimet kushtetuese, thuhet në kumtesë. “Do të ishte mirë që ne të ruajmë qetësinë dhe të veprojmë pa nxitim”, theksoi ministri i Jashtëm Gabriel, të dielën në mbrëmje.