Rezultati i referendumit në Turqi, sfidë për Erdoganin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49456-rezultati_i_referendumit_në_turqi_sfidë_për_erdoganin
Referendumi në Turqi i realizuar kohëve të fundit, në të vërtetë ishte një sfidë për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, që dëshmoi se ai nuk ka një të ardhme politike të mirë në këtë vend. Pro referendumit për ndryshimet kushtetuese kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2017 04:25 Europe/Tirane
  • Rezultati i referendumit në Turqi, sfidë për Erdoganin

Referendumi në Turqi i realizuar kohëve të fundit, në të vërtetë ishte një sfidë për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, që dëshmoi se ai nuk ka një të ardhme politike të mirë në këtë vend. Pro referendumit për ndryshimet kushtetuese kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve. 

Rreth 25 milionë turq, 1,3 milionë më shumë se ata që votuan kundër, votuan pro ndryshimeve kushtetuese që do ta kthejnë Turqinë në Republikë presidenciale. Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja thuhet të ketë qenë rreth 86%. Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet. Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavulosura. Pas kalimit të 17 viteve nga qeverisja e Erdogan, 7 vite nga fillimi luftës në Siri dhe tentimit për grusht shtet në Turqi, ky referendum në të vërtetë ishte referendum për Erdoganin, jo për ndryshimet kushtetuese. Çështja e cila është shtruar në Turqi është ajo që të tregonte  se kush është me Erdogan e kush është kundër. Në realitet, populli turk ka votuar në këtë mënyrë. Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Popullore Republikane, (CHP), ka deklaruar se kundërshton rezultatet e referendumit të zhvilluar sot në vend për ndryshimin e Kushtetutës, duke pretenduar se është manipuluar në aspektin e përmbajtjes dhe metodikës. “Që në mëngjes ka pasur një kaos serioz në të gjithë Turqinë. Bordi i Lartë i Zgjedhjeve [YSK] ka deklaruar se bordi do të gjykojë letrat e votimit pa vula si të vlefshme. Ata kanë anuluar letrat e votimit pa vula që erdhën nga jashtë vendit (votuesit turq në botë). Ai ishte i njëjti Bord që e bëri këtë?”, tha nënkryetari i Partisë, Erdal Aksünger, duke shtuar se partia e tij do të bëjë ankesat e nevojshme për të kundërshtuar rezultatin. “Ne do të kundërshtojmë”, shtoi ai. “Përveç kësaj, ka pasur dy lloje të ndryshme të pullave; në njërën prej tyre shkruhej “zgjedhje” dhe “po”. Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE dhe Johannes Hahn, komisioner për zgjerimin e BE, në një deklaratë të përbashkët shprehën shqetësimin për lëvizjen e Turqisë drejt diktaturës dhe theksuan se  BE do t’i ndjekë me shumë vëmendje reformat kushtetuese në Turqi, sepse ky vend është kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë deklaratë, Brukseli shpreh shqetësimin për manipulimet eventuale në referendumin në Turqi, pasi opozita turke ka deklaruar se do të kontestojë rezultatin e referendumit pas manipulimeve masive të vërejtura nga përfaqësuesit e partive opozitare. Nga ana tjetër, Misioni vëzhgues i OSBE-së në Turqi njoftoi të hënën se procedura e votimit nuk ishte sipas standardeve ndërkombëtare. Tana de Zuleta nga OSBE tha se vendimi i Komisionit Zgjedhor të Turqisë që të pranojë si të rregullta listat e votuesve pa vulë zyrtare ka minuar kontrollet e rëndësishme të mekanizmit kundër mashtrimeve. Monitoruesit europianë, një mision i vëzhguesve nga Këshilli 47-anëtarësh i Evropës, kanë thënë që referendumi nuk ka qenë i drejtë. “Në përgjithësi, referendumi nuk është organizuar sipas standardeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Cezar Preda Florin, kreu i këtij delegacioni. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë kritikat e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë në lidhje me referendumin e zhvilluar të dielën, duke këmbëngulur se “votimi ishte më shumë demokratik” i parë në ndonjë vend perëndimor. Duke iu drejtuar mbështetësve jashtë pallatit të tij në Ankara, Erdogan tha të hënën se Turqia do të injorojnë gjetjet e vëzhguesve të OSBE-së. Presidenti turk, ka denoncuar atë që e ka quajtur “mentalitet kryqëzatash”, pasi vëzhguesit europianë e kanë kritikuar referendumin që i jep atij kompetenca të reja, të cilin ai i ka fituar me një diferencë të ngushtë votash.