Perspektiva e zgjedhjeve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49832-perspektiva_e_zgjedhjeve_në_francë
Me kualifikimin e kandidatëve të pavarur dhe të ekstremit të djathtë të zgjedhjeve presidenciale të Francës në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve dhe duke marrë parasysh programet e deklaruara të këtyre kandidatëve dhe gjithashtu reagimet e brendshme dhe të jashtme ndaj kësaj çështjeje, perspektiva politike dhe ekonomike e Francës, ekonomisë së dytë më të madhe në zonën euro dhe në Bashkimin Evropian dhe një prej shtatë vendeve industriale të botës, është futur në një gjendje të paqartë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2017 09:19 Europe/Tirane
  • Perspektiva e zgjedhjeve në Francë

Me kualifikimin e kandidatëve të pavarur dhe të ekstremit të djathtë të zgjedhjeve presidenciale të Francës në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve dhe duke marrë parasysh programet e deklaruara të këtyre kandidatëve dhe gjithashtu reagimet e brendshme dhe të jashtme ndaj kësaj çështjeje, perspektiva politike dhe ekonomike e Francës, ekonomisë së dytë më të madhe në zonën euro dhe në Bashkimin Evropian dhe një prej shtatë vendeve industriale të botës, është futur në një gjendje të paqartë.

Në një konkurrencë të ndjeshme, 11 kandidatët e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës që u zhvilluan më 23 prill, Emmanuel Macron, kandidati moderator dhe i pavarur i partisë "Në Lëvizje" me moton  "Jo Djathtas dhe jo Majtas" dhe Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë partia "Fronti Kombëtar i Francës", kanë kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës që do të organizohen me 7 maj.

Çështje interesante në lidhje me këto zgjedhje presidenciale të Francës është kjo që pas një varg zhvillimesh të rëndësishme në Evropë si procesi i Brexit dhe përhapja e populizmit në shoqëritë evropiane, zgjedhjet presidenciale të Francës duke marrë parasysh rezultatin dhe pasojat e tyre, konsiderohen një prej ngjarjeve politike më të rëndësishme dhe më përcaktuese në këtë kontinent në vitin 2017. Kjo është për arsye se për herë të parë në republikën e pestë të Francës që kandidatët e të dy partive kryesore, do të thotë François Fillon, kandidati i të djathtës moderatore "Republikanëve" dhe Benoît Hamon, kandidati i së majtës moderatore "Socialistëve", nuk kalojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi.

Kjo gjendje tregon pakënaqësinë e thellë të qytetarëve të Francës nga ndarja politike, ekonomike dhe sociale në këtë vend evropian nën udhëheqjen e partive të djathta dhe të majta moderatore gjatë disa dekadave të fundit! Këto parti për shumë dekada kanë mbajtur në dorë pushtetin në Francë, por nuk kanë treguar një qeverisje të pranuar për qytetarët e këtij vendi. Qytetarët francezë të paktën gjatë dekadës së fundit, kanë vërejtur në mënyrë të qartë pasojat negative të pranisë së dy partive republikane dhe socialiste në sferën e politikës së brendshme, ekonomisë dhe të politikës së jashtme të vendit të tyre. Ata besojnë se rezultati i pranisë së liderëve si Nikolla Sarkozi dhe François Hollande në Pallatin Elize, nuk ka qenë që tjetër, përveçse kthim mbrapa për Parisin në sistemin ndërkombëtar dhe shpërthim i krizave sociale dhe ekonomike në këtë vend.

Në kushte të tilla nuk mund të qëndrohet indiferent ndaj rezultatit të konkurrencës elektorale të fundit në Francë, për arsye se ndryshimet e thella dhe fondamentale që ndodhen në shoqërinë e Francës, u bënë shkak që qytetarët francezë më shumë të përkrahin kandidatët e pavarur, por edhe të ekstremit të djathtë, prandaj pikërisht kjo çështje mund të luajë rol përcaktues në të ardhmen politike të Parisit për vitet e ardhshme.

Kandidatët e pavarur dhe të ekstremit të djathtë fal fenomeneve si emigracioni, sulmet terroriste, Brexit dhe dobësimi i Bashkimit Evropian, si dhe zbulimit të skandaleve financiare të poseduesve tradicionalë të pushtetit, kanë hyrë në skenë dhe duke deklaruar programet e veta, fituan përkrahjen më të madhe të votuesve.

Në këtë mes, Mrien Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë "Fronti Kombëtar", duke deklaruar programin e saj si dëbimin e emigrantëve dhe forcimin e kufijve kombëtar të vendit, largimin e Francës nga Bashkimi Evropian, kthimin në përdorim të frangut francez, si dhe me kundërshtimin e hapur të globalizimit, ka arritur të fitojë përkrahjen e votuesve në masë të madhe dhe të prezantojë vetën si një prej dy kandidatëve fitues të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës. Le Pen pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ka dhënë dorëheqje nga kryesia e Partisë Fronti Kombëtar në mënyrë që të fitojë më shumë vota të qytetarëve francezë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Natyrisht se ky veprim duke marrë parasysh faktin se kanë mbetur më pak se dy javë deri në zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, si dhe distancën e madhe të Macran ndaj saj në sondazhe, edhe mund të reduktojë shanset e lideres së Frontit Kombëtare për të fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Në bazë të sondazheve, Macron në zgjedhjet e 7 majit do ta mundë Le Pen me një rezultat 64% me 38% të votave. Mirëpo duke marrë parasysh rezultatin e paparashikuar të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, mund të mendohet gjithashtu se kjo gjendje mund të përsëritet edhe në zgjedhjet presidenciale të Francës për kandidaten e ekstremit të djathtë dhe në një gjendje të tillë do të rrezikohet seriozisht jeta e Bashkimit Evropian.

Çështja e rritjes së përkrahjes qytetare të Le Pen, pas sulmit terrorist të javës së kaluar në rrugën "Shanze Lize" të Parisit, është diçka për të cilën ka theksuar edhe Donald Trump, presidenti i Amerikës. Donald Trump ka thënë se ai në mënyrë reale nuk e ka konfirmuar mbështetjen ndaj Marine Le Pen, lideres së Frontit Kombëtar të Francës, mirëpo beson se sulmi i fundit terrorist në Paris do ta ndihmojë Le Pen, për arsye se kjo kandidate ka një qasje rigoroze dhe të ashpër për kontrollin e kufijve dhe për atë çfarë po ndodhë në Francë. Këto deklarata të Donald Trump janë bërë vetëm disa orë pasi ai në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Populli i Francës më nuk mund të durojë sulme të tilla. Ky sulm do të ushtrojë ndikim të madh mbi zgjedhjet presidenciale të këtij vendi". Duke marrë parasysh gjithashtu faktin se Trump në vend të zgjerimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, më tepër është i interesuar që të ketë marrëdhënie të ngrohtea me secilin vend anëtar të BE-s veç e veç. Kjo çështje është në harmoni me qëndrimet e Le Pen e cila nuk beson në integrimin evropian dhe pikërisht kjo çështje ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, harmonizimi i qëndrimeve të Donald Trump dhe Le Pen në lidhje me ashpërsimin e masave ndaj emigrantëve dhe myslimanëve, do të krijojë urrejtje në shoqëritë evropiane. Si pasojë e të gjitha këtyre, janë krijuar shqetësime serioze në Francë dhe në Bashkimin Evropian për goditjen dhe prishjen e unitetit të shoqërive evropiane.

Franca është një prej vendeve me ndikim në Bashkimin Evropian dhe fitorja e Le Pen në zgjedhjet presidenciale të 7 majit, duke marrë parasysh motot e saj për organizimin e referendumit për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian, do të jetë një ankth i madh për këtë Union, sidomos për anëtarët e fuqishëm të tij si Gjermania. Në bazë të kësaj, duke marrë parasysh faktin se populli i Francës në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duhet të zgjedhin ose kandidatin pro-BE ose kandidatin kundër Bashkimit Evropian, shumë funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian si dhe funksionarët e qeverisë së Gjermanisë përkrah subjekteve pro-integrimit të BE në Francë, në mënyrë të qartë kanë deklaruar dëshirën e tyre që të fitojë Emanuel Macron, kandidati moderator dhe i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Francës. Macron duke deklaruar programin "Ekonomia e tregut social", ka treguar se në sferën ekonomike ndjek pikëpamje liberaliste dhe në sferën sociale, ndjek pikëpamje socialiste. Ai beson në një Bashkim Evropian të fuqishëm dhe përkundër rivales së tij Le Pen, mbështet vazhdimin e anëtarësimit të Francës në Bashkimin Evropian me qëllim të zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Në zgjedhjet presidenciale të Francës në raundin e dytë, shumica e kandidatëve që kanë humbur në raundin e parë, do të vendosen prapa Macron, prandaj ai ka më shumë shanse për të fituar në këto zgjedhje. Megjithëkëtë, bashkimi i kandidatëve të humbur me Macron kundër Le Pen, do të bëhet shkak që ai të konsiderohet një president politik dhe jo një president i vërtetë që programet e tij, sidomos ato ekonomike, të jenë miratuar nga qytetarët!

Nga ana tjetër, Macron ishte ministër i ekonomisë në qeverinë socialiste të François Hollande, por që më pas me krijimin e mosmarrëveshjeve në lidhje me programet e qeverisë, ai dha dorëheqje. Në rast të fitores së Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve, ai do të bëhet një president i Francës i cili nuk do të ketë një kabinet qeveritar të përshtatshëm dhe të unifikuar me program të veçantë, sepse qeveria e tij do të jetë e përbërë nga komunistët, socialistët dhe nga një pjesë e moderatorëve! Prandaj, duket se Franca nuk do të ketë një perspektivë të përshtatshme përgjatë pesë viteve të ardhshme në fushën e përmirësimit të gjendjes politike dhe ekonomike. Edhe pse Macron ka dhënë premtime për ndryshime në Francë dhe ka thënë se në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale, ai do të prezantojë figura dhe talente të reja me qëllim që ta ndryshojë sistemin politikë të Francës i cili për më shumë se 30 vite të kaluara është treguar jo efikas në reagim ndaj problemeve të këtij vendi. Mirëpo në fund të fundit edhe këto janë vetëm "moto elektorale".

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në raundin e parë në Francë tregoi se qytetarët e këtij vendi janë lodhur nga politikanët të cilët nuk mund t'i realizojnë premtimet e dhëna, prandaj presidenti i ardhshëm i Francës do të trashëgojë postin më të lartë ekzekutiv të një vendi që qytetarët e tij kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe serioz. Secili kandidat që do të fitojë në zgjedhjet presidenciale të 7 majit, do të marrë përsipër zgjidhjen e disa çështjeve që më e madhja prej tyre është ringjallje e ekonomisë së stagnuar të Francës dhe pastaj zgjidhja e problemeve të tjera si emigrantët dhe minoritetet. 

Përveç kësaj, këto zgjedhje presidenciale të Francës kanë qenë zgjedhje të organizuara nën masat më të rrepta të sigurisë në këtë vend. Pas një varg sulmesh terroriste në të gjithë Francën, qytetarët e këtij vendi janë shqetësuar në masë të madhe për gjendjen e sigurisë. Një ditë para zgjedhjeve të 23 prillit, është kryer një sulm terrorist në kryeqytetin e Francës. Gjithashtu një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, Parisi ishte shndërruar në një arenë të përleshjes së forcave të policisë me protestuesit të cilët pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, kërkonin përkushtim më të madh të kandidatëve për zgjidhjen e problemeve si papunësia, zhvillimi i ekonomisë dhe vendosja e sigurisë! Mirëpo këto protesta rezultuan në përleshje të dhunshme dhe policia franceze për të shpërndarë protestuesit, ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre dhe ka arrestuar me dhjetëra protestues.

Sidoqoftë, duhet pritur deri më 7 maj dhe të shikohet se pas Brexitit dhe zgjedhjeve presidenciale të Amerikës, çfarë do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale të Francës si një prej anëtarëve më të dalluar të Bashkimit Evropian?