Pretendimet e Erdogan në luftën kundër ISIS
Pavarësisht zbulimeve ndërkombëtare, zyrtarët e qeverisë së Ankarasë kanë theksuar mbi qëndrimin e njëanshëm të Turqisë kundër terroristëve në Siri dhe Irak.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër forcave të Mbrojtjes Popullore të Kurdëve (YPG) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në zonën verilindore të Sirisë dhe kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në veri të Irakut, duke i bërë thirrje administratës së SHBA për t'i dhënë fund mbështetjes për grupe të tilla. "Ne do të detyrohemi t’i vazhdojmë sulmet tona. Ne nuk do të japim një datë dhe kohë kur do të sulmojmë. Por ata duhet ta dinë se ushtria turke mund të sulmojë në çdo çast ", tha Erdogan në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll përpara nisjes së tij për në Indi. Ai më pas ka kritikuar patrullimin e trupave amerikane së bashku me luftëtarët e YPG pranë qytetit kufitar Darbasijah në verilindje të Sirisë. "Ne jemi të shqetësuar seriozisht kur shohim flamujt e SHBA në një konvoj të luftëtarëve të YPG. Unë do t'i përmend këto çështje në takimin me Presidentin Donald Trump gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara më 16 maj, "vuri në dukje presidenti turk. Ankaraja e sheh YPG si degën siriane të PKK, e cila po lufton për një rajon autonom në Turqi që nga viti 1984. Kohë më parë, deputeti i parlamentit turk nga Partia Popullore Republikane, ka thënë se ekzistojnë prova që dëshmojnë për lidhje mes Rexhep Taip Erdogan presidentit të Turqisë dhe grupit terrorist ISIS. Aran Ardam ka thënë se këto dokumente do t'i dorëzohen Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ardam i cili me urdhër të zv/prokurorit turk ishte arrestuar në aeroportin e Ankarasë, ka thënë: Jemi tejet serioz në zbulimin e sekreteve dhe veprimeve të fshehta të lidhjeve të rrezikshme midis Erdogan dhe institucioneve qeveritare turke me Fronti Al Nusra, ISIS dhe grupe tjera terroriste në Siri. Ai ka shtuar: Unë posedojë dokumente që dëshmojnë përmbajte të rrezikshme dhe zbulojnë lidhje midis Erdogan dhe grupeve terroriste dhe në një të ardhme të afërt unë do t'i zbulojë këto dokumente. Ndërhryjen në mënyrë të njëanshm të Turqisë në punët e brendshme të vendeve tjera kanë vazhduar edhe në Irak. Zyra e kryeministrit të Irakut ditë më parë ka lëshuar një komunikatë në reagim të deklaratave të pabaza të presidentit të Turqisë kundër forcave vullnetare të Irakut dhe ka kërkuar nga Ankaraja që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Irakut. Zyra e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, në këtë komunikatë ka thënë: "Forcat vullnetare Hashd Sha'bi përkrah forcave të tjera irakiane kanë marrë pjesë në operacionet për çlirimin e rajoneve të ndryshme të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS dhe kanë realizuar fitore të mëdha në këtë luftë. Iraku posedon sovranitet kombëtare dhe në bazë të ligjit të këtij vendi, forcat vullnetare Hashd Sha'bi janë pjesë të forcave irakiane dhe janë besnike ndaj vendit dhe popullit të Irakut dhe nuk ndjekin politikën e asnjë vendi tjetër". Zyra e kryeministrit të Irakut në këtë deklaratë ka kërkuar nga vendet fqinjë të Irakut që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Irakut, por të ndihmojnë këtë vend në luftën kundër terrorizmit që është një kërcënim për rajonin dhe për botën. Vlen të theksohet se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në kuadër të mbështetjes ndaj terroristëve, forcat vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut i ka quajtur "organizatë terroriste". Në lidhje me deklaratat e presidentit të Turqisë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Irakut dhe ka i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Turqisë në Bagdad.