Fillon konferenca ndërkombëtare "Rruga e Mëndafshit"
Konferenca ndërkombëtare "Rruga e Mëndafshit" ka filluar punimet me pjesëmarrjen e Ali Taipnija, ministri i ekonomisë së Republikës Islamike të Iranit dhe me fjalën e presidentit kinez XHi Xhin Ping.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shi Xhin Ping, presidenti i Kinës, të dielën në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, tha se "Rruga e Mëndafshit" është një trashëgimi shumë e çmuar për njerëzimin dhe në shpirtin e saj ndodhet bashkëpunimi, paqja liria, universalizmi, arsimimi reciprok dhe interesat e përbashkëta. Ai deklaroi: "Zhvillimi ekonomik i botës ka nevojë për një forcë shtytëse të re, për interesa universale dhe të barabarta, ndërsa duhet reduktuar distanca mes shtresave më të ardhura të larta dhe shtresave me të ardhura të ulëta. Katër vite më parë pas paraqitjes së planit për ripërtëritjen e Rrugës së Mëndafshit në kuadër të projektit "Një tranzit, një rrugë", më shumë se 100 vende kanë deklaruar përkrahjen e tyre ndaj këtij projekti ose kanë marrë pjesë në aktivitetin përkatës me këtë projekt". Në konferencën ndërkombëtare dyditore "Rruga e Mëndafshit" marrin pjesë mbi 1200 përfaqësues të niveleve dhe fushave të ndryshme nga 100 vende të botës, si dhe përfaqësues të mbi 60 organizatave. Ali Taipnija, ministri i ekonomisë së Iranit, përfaqëson Iranin në këtë konferencë.