Rusia reagon ndaj sulmit kibernetikë të Amerikës
Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Duma të Rusisë, sulmet e hakerave të Amerikës, i ka quajtur "terrorizëm kibernetik".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Franc Klintsoviç, zv/kryetar i komisionit për mbrojtje dhe siguri në Duma të Rusisë, sulmet kibernetike të kryera me organizimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare të Amerikës (NSA), i ka përshkruar të papara dhe të rrezikshme. Ai ka thënë se sulmet kibernetike konsiderohen kërcënim i drejtpërdrejtë për qendrat jetike të shoqërisë dhe e vendos botën përball një terrorizmi kibernetik. Vlen të theksohet se nga e premtja sistemet kompjuterike të disa vendeve të botës duke përfshirë edhe Rusinë, janë sulmuar nga një valë e sulmeve kibernetike ku si pasojë është kufizuar qasja në informacione dhe kërkohet para për të pasur qasje në ato të dhëna.