Gjermania kundërshton deklaratat e Trump kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51536-gjermania_kundërshton_deklaratat_e_trump_kundër_iranit
Gjermania duke mbajtur qëndrim të kundërt me pretendimet e fundit të presidentit amerikan kundër Iranit ka thënë se Berlini mbështet dialogun e Iranit me vendet arabe të gjirit Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • Gjermania kundërshton deklaratat e Trump kundër Iranit

Gjermania duke mbajtur qëndrim të kundërt me pretendimet e fundit të presidentit amerikan kundër Iranit ka thënë se Berlini mbështet dialogun e Iranit me vendet arabe të gjirit Persik.

Takimi i së dielës në Riad

Stefan Zajbert, zëdhënës i qeverisë gjermane ditën e hënë ka thënë: Berlini kërkon bashkëpunim konstruktiv me botën arabe dhe me Republikën Islamike të Iranit, të cilin e konsideron faktorin më të rëndësishëm në rajon. Donald Trump, presidenti i Amerikës, në takimin e së dielës në Riad, pretendoi se Irani mbështet terrorizmin. Ai me deklarata mashtruese pretendoi se Irani është faktor destabilizues i rajonit dhe luftën me terrorizmin e karakterizoi me luftën mes së keqes dhe së mirës. Presidenti i Amerikës në vizitën e parë të tij jashtë shtetit, ditën e shtunë arriti në Riad kryeqytetin e Arabisë Saudite ku mori pjesë në takimin e ashtuquajtur të vendeve islame dhe Amerikës. Krerët e Arabisë Saudite dhe të Amerikës në këtë takim u përpoqën shumë ta paraqesin Iranin si pjesë e problemeve të rajonit. Këto përpjekje janë bërë në një kohë kur Arabia Saudite dhe Amerika mbështesin terroristët dhe janë përgjegjës për shkatërrimin e vendeve si Jemeni, Siria dhe Iraku.