Vritet kreu i mafias në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51538-vritet_kreu_i_mafias_në_itali
Ekzekutohet në një atentat me armë zjarri bosi mafioz i Cosa Nostra Giuseppe Dainotti, 67 vjec.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • Vritet kreu i mafias në Itali

Ekzekutohet në një atentat me armë zjarri bosi mafioz i Cosa Nostra Giuseppe Dainotti, 67 vjec.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Ziso të Palermo. Bosi mafioz po udhëtonte me biçikletën e tij ndërsa është rrethuar nga dy vrasës me motorr të cilët i kanë qëlluar me plumb në kokë. Giuseppe Dainotti, kishte dalë nga burgu me vitin 2014 pas uljes së masës së tij të dënimit. Bosi mafioz Giuseppe Dainotti, ishte një personazh i rëndësishëm i organizimit mafioz të Cosa Nostra e kreu i klanit Porta Nuova. Ai është një nga autorët e vrasjes së 3 policëve më vitin 1983 e me gjithë se ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, me anë të një sentence të veçantë të Gjykatës Kushtetuese mundi ta ulë shkallën e tij të dënimit. Sipas autoriteteve italiane vrasja e tij është rrjedhë e një lufte mes klaneve mafioze e organizuar nga bosi Giovanni Di Giacomo me të cilin gjatë viteve ’90 viktima bashkëpunonte për të adminstruar trafikun e drogës. Bosi i mafias Giuseppe Dainotti ishte një nga besnikët e kapo mafias Salvatore Cancemi, i cili është kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane. Pas 3 vitesh paqeje kjo është vrasja e parë e ekzekutuar mes klaneve të Cosa Nostras.