Trump nuk do të arrijë të izolojë Iranin
Një gazetë amerikane shkruan se presidenti amerikan Donald Trump nuk është i aftë të izolojë Iranin.
Gazeta amerika New York Times të mërkurën në një artikull të saj ka shkruar se politika e Donald Trump për izolimin e Iranit nuk do të jetë e suksesshme dhe qëllimi i tij për t’i shërbyer sauditëve është i gabuar dhe nuk do të japë rezultate. Kjo gazetë shkruan se mbretëria saudite përkrah të gjitha grupet terroriste në rajon, sidomos grupin terrorist ISIS. Kjo gazetë po ashtu shkruan se përpjekjet e Trump për rifillimin e negociatave midis regjimit sionist dhe Palestinës nuk do të prodhojnë rezultate. Në vizitën e tij të fundit të Trump në Rijad është nënshkruar një kontratë ushtarake midis SHBA dhe Arabisë Saudite në vlerë 110 miliardë dollarë.