Samiti i NATO-s dhe deklarata e Trump
(last modified Fri, 26 May 2017 05:58:39 GMT )
May 26, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Samiti i NATO-s dhe deklarata e Trump

Pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nisur duke kritikuar vendet anëtare të NATO-s për mos përmbushje të detyrimeve financiare dhe duke u shprehur se kjo është diçka e padrejtë që rëndon mbi qytetarët dhe taksapaguesit amerikanë.

Lideri i Uashingtonit nënvizoi se shumë shtete kanë borxhe të mëdha nga vitet e shkuara. Në fjalën e tij gjatë samitit të NATO-s, Trump kërkoi gjithashtu një angazhim më të madh në luftën kundër terrorizmit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka kërkuar që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake për të mbërritur në normën e kërkuar prej 2%-shit të GDP-së, duke u shprehur se kjo tregon seriozitetin e aleatëve në luftën kundër sfidave të përbashkët siç është terrorizmi, rreziku i Rusisë, etj. Lideri i Uashingtonit u shpreh se 23 nga 28 vende anëtare janë ende larg këtij objektivi. Sipas Trump, kjo është diçka e padrejtë dhe rëndon mbi mbi taksapaguesit amerikanë. Trump: “Duhet të tregohemi të ashpër, të fortë dhe vigjilentë në luftën kundër ekstremizmit. NATO e së ardhmes duhet të përfshijë një fokusim të madh ndaj terrorizmit dhe emigracionit, sikurse ndaj rreziqeve të Rusisë në kufijtë tanë lindorë dhe jugorë. Këto shqetësime dhe shumë të tjera, përbëjnë edhe arsyen se pse unë kam qenë shumë i drejtpërdrejtë me Sekretarin Stoltenberg dhe anëtarët e Aleancës, ku jam shprehur se aleatët e NATO-s duhet të kontribuojnë me pjesën që u takon për shpenzimet si dhe duhet të përmbushin detyrimet e tyre financiare. Megjithatë, 23 nga 28 vende anëtare nuk i kanë paguar ende ato që duhet t’i paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për qytetarët dhe për taksapaguesit në Shtetet e Bashkuara. Shumë nga vendet anëtare kanë borxhe të mëdha nga vitet e shkuara.” Presidenti i ShBA theksoi se qeveria amerikane ka shpenzuar në tetë vitet e fundit, po aq sa kanë shpenzuar të gjitha vendet e tjera anëtare të marra së bashku. Lideri i Uashingtonit më tej u shpreh se nëse objektivi 2% do të ishte respektuar nga të gjithë, sot NATO do të kishte 199 miliardë euro më shumë për t’i shpenzuar në sistemin e mbrojtjes kolektive.

 

Tags