Dhëndri i Donald Trump kishte lidhje me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51858-dhëndri_i_donald_trump_kishte_lidhje_me_rusinë
Dhëndri i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Jared Kushner, i kishte bërë një propozim ambasadorit rus për të ngritur një linjë të fshehtë me Kremlinin, shkruan Washington Post.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2017 12:26 Europe/Tirane
  • Dhëndri i Donald Trump kishte lidhje me Rusinë

Dhëndri i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Jared Kushner, i kishte bërë një propozim ambasadorit rus për të ngritur një linjë të fshehtë me Kremlinin, shkruan Washington Post.

Kushner, atëherë dhe tani një këshilltar i Trump, shkoi aq larg sa të sugjeronte përdorimin e strukturave diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur një kanal të tillë nga monitorimi, shkruan Washington Post, duke cituar zyrtarët amerikanë të informuar mbi raportet e inteligjencës. Gazeta shton se propozimi u bë me 1 ose 2 dhjetor në Trump Tower në New York. Besohet që në takim ka qenë edhe Michael Flynn, i cili në fillim të administratës Trump ishte këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Megjithatë, Washington Post nuk jep detaje mbi propozimet e Kushnerit. Detajet e raportit janë shfaqur në kohën kur janë ngritur shumë pyetje rreth marrëdhënieve të ekipit të Trump me rusët, të cilët sipas agjencisë së inteligjencës amerikane kanë ndikuar në zgjedhjet e fundit në SHBA. Ambasadori rus Sergei Kislyak u befasua nga ideja e Kushner për kanalin sekret dhe e çoi atë në Kremlin, shton Washington Post. Jared Kushner është i vetmi person i Shtëpisë së Bardhë që dihet së është nën hetime.