John Boehner: Presidenca e Trump është një “skandal i paparë”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51860-john_boehner_presidenca_e_trump_është_një_skandal_i_paparë
Ish kryetari i Dhomës Përfaqësuese të SHBA ka thënë se periudha e presidencës nën drejtimin e Donald Trump, është një “skandal i paparë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2017 12:26 Europe/Tirane
  • John Boehner: Presidenca e Trump është një “skandal i paparë”

Ish kryetari i Dhomës Përfaqësuese të SHBA ka thënë se periudha e presidencës nën drejtimin e Donald Trump, është një “skandal i paparë”.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, John Boehner, ish kryetar i Dhomës Përfaqësuese të SHBA, në një konferencë për energjinë ka thënë se periudha e presidencës së SHBA e drejtuar nga Donald Trump, është një “skandal i paparë”. Boehner po ashtu ka thënë se ai për 15 vite ka qenë mik i Trump, por asnjëherë nuk ka menduar se Trump do të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Boehner po ashtu ka kritikuar edhe shumë veprime të Trump të ndërmarra nga momenti kur ka ardhur si president i SHBA.