Pëfundon takimi i krerëve të G7
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51874-pëfundon_takimi_i_krerëve_të_g7
Ashtu siç ishte parashikuar samiti i G7 në Taormina të Italisë, një nga impenjativët e viteve të fundit nuk ka mundur ende të gjej sintezën e duhur të bashkëpunimit mes 7 vendeve më të fuqishme të botës në çështje të lidhura me klimën, tregtinë ndërkombëtare e krizën e emigrantëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Pëfundon takimi i krerëve të G7

Ashtu siç ishte parashikuar samiti i G7 në Taormina të Italisë, një nga impenjativët e viteve të fundit nuk ka mundur ende të gjej sintezën e duhur të bashkëpunimit mes 7 vendeve më të fuqishme të botës në çështje të lidhura me klimën, tregtinë ndërkombëtare e krizën e emigrantëve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë surprizë ka anulluar konferencë e saj të shtypit me mediat ndërkombëtare duke lejuar një bashkëbisedim të shkurtër mediatik vetëm me gazetarët gjermanë.Gjithashtu dhe Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të marr pjesë në konferencën e fundit të shtypit në përfundim të samitit të G7 por do të largohet menjëherë pas drekës së punës, para se ta lë Italinë. Presidenti amerikan do të ndalet në bazën ushtarake në Sigonella ku do të flas para trupave amerikane. Në samitin e grupit G-7 në Sicili të Italisë, liderët e shtatë vendeve të industrializuara kanë shprehur përkushtim për të bërë më tepër në luftën kundër terrorit dhe thanë se për një numër të çështjeve të politikës së jashtme ka pajtueshmëri të gjërë, përfshirë Sirinë dhe Korenë Veriore. Po ashtu, janë zvogëluar dallimet për tregti, por ka pasur dështim në zgjidhjen e mospajtimeve me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Doanld Trump, për ndryshimet klimatike. Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga liderët e grupit G-7, është bërë thirrje për kompanitë e Internetit dhe mediat sociale që në “mënyrë substanciale t’i rrisin përpjekjet e tyre për shqyrtimin e përmbajtjes terroriste”. Liderët, po ashtu, kanë shprehur përkushtim për përpjekje të përbashkëta për t’i gjetur dhe ndjekur ligjërisht luftëtarët e jashtëm në hapësirat e konflikteve, siç është Siria.