Trump pretendon se mbështet NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51942-trump_pretendon_se_mbështet_nato_n
Këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës ka pretenduar se presidenti amerikan e mbështet NATO-n.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2017 13:02 Europe/Tirane
  • Trump pretendon se mbështet NATO-n

Këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës ka pretenduar se presidenti amerikan e mbështet NATO-n.

Mec Master,  në një konferencë për shtyp deklaroi se Donald Trump president i Amerikës mbështet nenin 5 të traktatit të NATO-s. Sa i përket NATO-s, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë “pas NATO-s gjatë gjithë rrugës”. Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer në Washington, pas turneut nëntëditor në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, derisa mediat kanë raportuar se ai po e shqyrton mundësinë e ndryshimeve madhore në Shtëpinë e Bardhë. Aeroplani i tij ateroi të dielën vonë në Uashington, pas fluturimit nga Sicili, ku u takua me liderët e Grupit të shtatë fuqive industriale (G-7) për të diskutuar për tregti, terrorizëm dhe ndryshime klimatike. Duke ecur së bashku me zonjën e parë, Melania, presidenti Trump i përshëndeti gazetarët derisa hyri në Shtëpinë e Bardhë, por nuk bëri komente. Uashington Post, Neë York Times, Reuters, dhe media të tjera, kanë raportuar se Trump po e shqyrton krijimin e të ashtuquajturës “dhomë lufte” për t’u marrë me një numër në rritje të pyetjeve për fushatën e tij presidenciale dhe përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.