Vizita e Trump në Europë, shtohet pesimizmi i europianëve
Presidenti amerikan Trump mbajti qëndrim konfliktuoz gjate takimeve ne Europe, ndaj u mendua se sukses do të ishte nëse nuk ka grindje serioze.
Presidenti i BE Donald Tusk, në takimin e tij me Trumpin ka pranuar se ka dallime në shumë fusha, por ka nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të barabartë. Detyra më e rëndësishme në këtë moment është "forcimi i rendit të një bote të lirë". Edhe Trump në një twitter ka shkruar: bota e lirë duhet të bashkëpunojë mes vete, për të evituar një rend të ri post-perëndimor". Tusk ka të drejtë kur thotë: nëse partnerët e deritanishëm fillojnë grindjet, në këtë zbrazëtirë do të futen Kina dhe Rusia. Kjo nuk është në interesin e evropianëve dhe SHBA-së apo Turqisë. Ndaj është me vend angazhimi për mikpritjen e mysafirëve të këtillë si Trump, ndoshta është i mundimshëm por me vend. Ndërsa çmimi është - atmosfera ndonjëherë e akullt me tyre. Pas dyerve të mbyllura të takimit G7, u punua me shpejtësi në formulimet përfundimtare. 32 faqet e përgatitura u tkurrë në gjashtë faqe, ndërkohë që mosmarrëveshjet ende janë të mëdha. Do të jetë sukses nëse në dokumentin përfundimtar evitohet konflikti i hapur mes SHBA dhe partnerëve tjerë në G7. "Ky është samiti më i vështirë i G7-s prej vitesh", tha Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në fillim të takimit. Por disponimi i Tuskut ishte shumë i keq, për shkak të problemeve të shumta: lufta në Siri, problemet me Korenë e Veriut, Ukraina... "Nëse nuk jemi unik dhe veprojmë së bashku, situata mund të dalë jashtë kontrollit", tha ai. Tusk dhe Komisioneri Jean-Claude Juncker, në Bruksel e kanë përjetuar edhe vet takimin me Trumpin, ndaj nuk kanë kurrfarë shkaku për optimizëm. Pozitat ishin të ndryshme, për shumë çështje, si klima apo tregtia, konflikti në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë. Juncker u përpoq të zbusë mosmarrëveshjet, pas deklaratës së Presidentit Trump se "Gjermanët janë të këqinj, shumë të këqinj". Figura më kontroverse mbetet megjithatë Donald Trump me politikën e tij "America First". Trumpi kërkon më shumë mbrojtje për vendin e vet, ndërsa të tjerët janë për tregëti të lirë. Njё fjalё e urtё popullore thotё, qё budallallёku fiton. E kjo duket se po del e vёrtetё, nisur nga turneu me harbutllёk, egocentrizёm dhe me agresivitet i Trumpit nё Europё. Eshtё shkruar mjaft pёr tiparet sociopatike tё karakterit tё Trumpit, mungesёn e intelektit, tё edukatёs, dijes, e sjelljes apo dhe gjithҁkaje tjetёr qё pёrbёn njeriun. Paraqitjet e tij nё BE nё Bruksel, nё NATO dhe nё samitin e G7 vetёm sa kanё konfirmuar, atё qё dihej prej kohёsh pёr kёtё njeri. Presidenti i SHBA-sё ngatёrron migracionin me terrorizmin, e konsideron mbrojtjen e klimёs si njё komplot, e dёmton aleancёn NATO dhe nёnҁmon kryeministrat e vendeve tё tjera. Tё krijohet pёrshtypja, sikur dikush argёtohet, duke i tёrhequr prej hunde partnerёt e G7. Trump e sheh si pengesë edhe Marrëveshjen për klimën nga Parisi, me shpjegimin se kjo e pengon zhvillimin e SHBA. Donald Trump mendon se Brexiti është i "mrekullueshëm" ndërsa Bashkimi Evropian u shërben vetëm interesave të Gjermanisë. Deklarata të tilla dhe të ngjashme mund të dëgjosh prej muajsh nga Trump. Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe Komisioneri i BE Jean-Claude Juncker e kanë pritur Trumpin me gjithë respektin e duhur. Por takimet nuk ishin të mira. Vetëbesimi i aktruar, buzëqeshjet e lodhura dhe tendosjet në fytyrë nuk mund të fshiheshin: miqësi e imponuar!