Trump në depresion pas vizitës së tij jashtë vendit
Burimet e afërta me presidentin e Amerikës kanë thënë se Donald Trump pas vizitës në Lindjen e Mesme, është futur në një depresion të thellë.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se burimet e afërta me Donald Trump, presidentin e Amerikës, i kanë thënë kanalit televiziv CNN se Trump ishte ankuar nga vizita e gjatë e tij jashtë vendit dhe pas kthimit në Amerikë po përballet me një depresion të thellë. Sipas këtyre burimeve, Trump tani është futur në izolim, ka shtuar peshë dhe nuk ka besim te asnjë person. Disa burime të tjera kanë njoftuar gjithashtu se Trump pas kthimit nga kjo vizitë, është shumë i vetmuar dhe nervoz, si dhe ka thënë se pozita e presidentit të Amerikës nuk është e përshtatshme për çdo person.