Trump paditet për “pranim pagesash nga qeveritë e huaja”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53108-trump_paditet_për_pranim_pagesash_nga_qeveritë_e_huaja
Zyrtarët në Merilend dhe Uashington ngritën padi kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për, siç thanë, pranim të pagesave nga qeveritë e huaja përmes perandorisë së tij të biznesit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2017 16:18 Europe/Tirane
  • Trump paditet për “pranim pagesash nga qeveritë e huaja”

Zyrtarët në Merilend dhe Uashington ngritën padi kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për, siç thanë, pranim të pagesave nga qeveritë e huaja përmes perandorisë së tij të biznesit.

Paditë citojnë një nen të Kushtetutës, i cili thotë se asnjë zyrtar federal nuk duhet të pranojë dhuratë ose pagesë nga një qeveri e huaj. Padia, e cila u ngrit nga prokurorët e përgjithshëm të Uashingtonit dhe Merilendit, Karl Racine and Brian Frosh, pretendon se Trump “është duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën”. “Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk kemi pasur president me këtë lloj ngatërresash biznesore ose president që nuk pranon të distancohet në mënyrë adekuate nga pronat e tij”, tha prokurori Racine. Shtëpia e Bardhë i mohoi pretendimet. Prokurorët Racine dhe Frosh po përpiqen të nxjerrin një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Merilend që do të ndalojë Trumpin të marrë pagesa qeveritare përtej pagës së tij.