Demokratët padisin Trumpin: Pranoi pagesa nga shtete të huaja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53190-demokratët_padisin_trumpin_pranoi_pagesa_nga_shtete_të_huaja
Gati 200 demokratë në Kongresin amerikan kanë bashkuar forcat për të depozituar padinë kundër presidentit Donald Trump, për pranimin e pagesave nga qeveri të huaja nëpërmjet bizneseve të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2017 17:36 Europe/Tirane
  • Demokratët padisin Trumpin: Pranoi pagesa nga shtete të huaja

Gati 200 demokratë në Kongresin amerikan kanë bashkuar forcat për të depozituar padinë kundër presidentit Donald Trump, për pranimin e pagesave nga qeveri të huaja nëpërmjet bizneseve të tij.

Presidenti akuzohet se ka shkelur nenin e shpërblimit në Kushtetutën amerikane, i cili ndalon marrjen e dhuratave pa miratimin e Kongresit.Në fakt, siç kujton “Zëri i Amerikës”, që prej qiellgërvishtëseve, fushave të golfit, verës, biftekut apo parfumeve, asnjëherë më parë ndonjë shef i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka pasur emrin e tij në kaq shumë produkte.Kjo e ka ndihmuar manjatin njujorkez të jetë një biznesmen shumë i suksesshëm, por nga ana tjetër e ka bërë lehtësisht të goditshëm si president.Një gjë e tillë doli në pah të hënën, kur shteti i Merilendit dhe Distrikti i Kolumbias e paditën me pretendimin se po përdor Presidencën për të zgjeruar perandorinë e vet të biznesit.“Është e pashembullt, që populli amerikan të pyesë çdo ditë nëse vendimet apo veprimet e ndërmarra i shërbejnë Amerikës apo presidentit Trump”, deklaroi kryeprokurori i Merilendit, Brian Frosh.